Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbështetja për bujqësinë, zv.ministri Kote: Ky sektor është në rrugën e duhur dhe i orientuar

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 22:29 | Ekonomi
Mbështetja për bujqësinë, zv.ministri Kote: Ky sektor

Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote e shikon me optimizëm mbështetjen ndaj bujqësisë për këtë mandat qeverisës. Në studion e A2 Business ai tha se ky sektor është në rrugën e duhur dhe  i orientuar se ku do të shkojë.

“Bujqësia ka mbështetje rreth 70 milionë euro në skemat mbështetëse për këtë mandat dhe 149 milionë euro nga skema e Ipard. Sa i përket problemit në tërësi të bujqësisë ajo është e orientuar se ku do të shkojë dhe mbështetja nuk është vetëm 70 mln euro. Bujqësia është prioritet, sepse ne e zhvillojmë bujqësinë në të gjithë sektorët e saj. Ndërhyrja e shtetit është në ujitje dhe kullim. Mbështetja për bujqësinë është në rrugën e duhur. Është sektor i rëndësishëm dhe i vështirë dhe ka nevojë shumë të madhe por me ketë buxhet ne dimë ta menaxhojmë shumë mirë”.

Kote tha se ky sektor është përmirësuar shumë dhe jo vetëm plotëson nevojat e vendit, por edhe eksporton. Sipas tij investimet

“Ajo që më bën optimist është që skemat e Ipardit kanë goditur atje ku i dhemb sot bujqësisë dhe themi që prodhimi i fidanëve në sera plotëson nevojat e vendit dhe eksportojmë. Kemi përmirësuar infrastrukturën rrugore. Pikat e grumbullimit ishin t’i paraprinin këtij prodhimi, heqja e matrikullimit, ndërtimi i ligjeve dhe orientimi i fermerëve është problemi, që bujqësia me eksportet e saj është rritur shumë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani