Ministri brazilian del me Covid-19 pasi shtrëngon duart me kryeministrin anglez

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 12:10

Ministri brazilian del me Covid-19 pasi shtrëngon duart me kryeministrin anglez

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 12:10

Ministri brazilian i Shëndetësisë, Marcelo Queiroga, ka dalë pozitiv me Covid-19 në një test rutinë të kryer teksa është në Nju-Jork për një vizitë pune në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mediat britanike raportojnë se pak momente para se të kryente testin, ministri brazilian ishte takuar, duke shtrënguar edhe dorën e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ndërkohë që ka qëndruar në të njëjtin hotel me presidentin amerikan, Joe Biden.

Zyra presidenciale braziliane deklaroi të martën që ministri do të qëndronte në karantinë për dy javë në Nju-Jork. Nuk ka informacione nëse ai kishte marrë vaksinën kundër Covid-19, apo jo. Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është shprehur disa herë mosbesues ndaj vaksinave dhe nuk e ka marrë atë. Kjo u bë shkak që gjatë vizitës në Nju-Jork të detyrohej të konsumonte një vakt në këmbë, në rrugë, pasi nuk u lejua brenda një restoranti.