Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndryshimi i taksës progresive, Muço: Që në fillim u pa se ishte taksim i padrejtë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 21:53 | Ekonomi
Ndryshimi i taksës progresive, Muço: Që në fillim u pa se

Klodian Muço, ekspert ekonomie, u shpreh se ndërhyrja në taksimin progresiv është e vonuar, pasi që në fillim u pa se ishte një taksim i padrejtë.

“Nga një anë goditej shtresa e mesme, që fitonte mbi 60 000 lekë. Nga ana tjetër, u ndihmuan 180 000 punonjës me pagë minimale, që paguanin 0%, por barra u kaloi intelektualëve dhe profesionistëve. Qytetarët paguanin më shumë taksë te paga sesa paguante biznesi. Ky ishte problemi kryesor”, theksoi Muço.

“Tani duhet parë se çfarë ndodh me sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Aktualisht, sistemi i pensioneve është në deficit të rëndë”, shtoi Muço.

Sipas ekspertit, “përgjatë 8 viteve të fundit është dëmtuar shtresa e mesme e popullsisë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli