Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, Rakacolli: Nxënësit mbi 12 vjeç me maska, test negativ çdo javë për mësuesit e pavaksinuar

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 13:15
Screenshot 7 15

Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, Rakacolli: Nxënësit mbi 12 vjeç me maska, test negativ çdo javë për mësuesit e pavaksinuar

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 13:15

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mbajë të pandryshuara masat e vendosura për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.

Kështu, sipas zv.ministres Rakacolli do të vijojë të jetë në fuqi ora policore, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe rregullat e vendosura në kufij për të huajt dhe rezidentët shqiptarë.

Zv.ministrja u shpreh se me fillimin e shkollës të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç janë të detyruar të mbajnë maskë, ndërsa ftoi mësuesit dhe pedagogët që të vaksinohen. Nëse një mësues nuk është i vaksinuar, do t’i duhet të paraqesë një test negativ çdo javë.

“Situata mbetet e qëndrueshme. Nuk ka ndryshim të niveli të masave që kemi në fuqi. Ora në fuqi mbetet ajo që kemi rekomanduar. Maskat do të vazhdojnë të përdoren në ambiente të mbyllura, aeroporte, markete. Nuk lejohen grumbullimet mbi 50 veta. Aktivitetet sportive dhe kulturore do të vijojnë më 30% të kapaciteteve. Do të vijojë rregulli i hyrjes së të huajve në pikat kufitare. Do të kërkohet prova e vaksinimit. Nëse nuk e kanë pasaportën e gjelbër do të kërkohet provë që e kanë kaluar sëmundjen apo test i shpejt. Për rezidentët shqiptarë që nuk kanë asnjë nga këto dokumente është në fuqi vendimi për karantinimin. Vaksinimi ka rëndësi shumë të madhe. Shkollat janë të përgatitura për të zbatuar protokollet, por njerëzit duhet të bashkëpunojnë. Mbajtja e maskës është e detyruar për nxënësit mbi 12 vjeç. I rëndësishëm është vaksinimi i personelit arsimor. Ai duhet të jetë i vaksinuar deri kur të fillojë mësimi. Mësuesit që nuk janë të vaksinuar duhet të tregojnë test negativ çdo javë. Vijon vaksinimi i hapur për studentët dhe personeli shëndetësor. Për të lehtësuar lëvizjen ndërkufitare të qytetarëve shqiptarë, laboratorët që kanë bërë PCR mund të bëjnë dhe testin e shpejt, por ato që janë të njohura”, tha Rakacolli.