Parashikimi i zymtë i Moggit për Juventusin

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 16:51
moggi

Parashikimi i zymtë i Moggit për Juventusin

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 16:51

Juventusi e ka nisur në mënyrë katastrofike Serinë A, duke mos e provuar shijen e fitores në 4 javët e para të kampionatit.

Nëse edhe sot ndaj Spezias nuk arrihet suksesi, ekipi i Massimiliano Allegrit do të zyrtarizojë krizën dhe do ta ketë të vështirë më pas ndaj Sampdorias dhe Torinos në derbi.

Por, edhe nëse i fiton këto 3 sfida, ka nga ata që mendojnë se diferenca prej 11 pikësh me Interin e vendit të parë nuk mund të rikuperohet më. Njëri prej tyre është edhe Luciano Moggi.

Ish-drejtori i Juventusit parashikoi për serieaneës.com se bardhezinjtë këtë sezon duhet të kënaqen me vendin e pestë ose të gjashtë: “Do ta mbyllin kampionatin në vend të pestë ose të gjashtë. Do të luftojnë për zonën Champions, por ai që mendon se mund të fitojnë titullin kampion, e ka gabim.

Sipas Moggit, vetëm “ata që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli” mund të mendojnë se Juventusi mund të jetë rivali i Interit për titullin.

“Juventusi e ka shumë problem mungesën e Cristianos. Allegri e di shumë mirë se ka firmosur me Juven për të rindërtuar ekipin”, theksoi Moggi.