Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Peleshi viziton Gardën Kombëtare të New Jersey: Shqipëria gjithmonë krah SHBA

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 10:17 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bashkë me përfaqësuesit e larta të Shtabit të Përgjithshëm  morën pjesë në një ceremoni në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Gardën Kombëtare të New Jersey.

Ministri Peleshi vlerësoi marrëdhëniet me SHBA dhe kontributin e presidentit Wilson në Konferencën e paqes në 1919.

"Si një mbështetës i pazëvendësueshëm i kombit tonë, Shtetet e Bashkuara iu gjendën pranë popullit të Kosovës, duke i dhënë fund brutalitetit, spastrimit etnik dhe duke hapur rrugën për t'u bërë një vend i pavarur"

Ministri Peleshi, falënderoi në mënyrë të veçantë komandantin e Gardës Kombëtare të Neë Jersey, gjeneral brigade Lisa J. Hou si dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për ndihmën e jashtëzakonshme në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë