Pse nuk formalizohen fermerët? Përgjigjen ekspertët. Kote: Të përfundojë marrja e certifikatave të pronësisë

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 23:05

Pse nuk formalizohen fermerët? Përgjigjen ekspertët. Kote: Të përfundojë marrja e certifikatave të pronësisë

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 23:05

Pyetjes se pse nuk formalizohen fermerët, zv.ministri Dhimitër Kote iu përgjigj se kjo çështje mbyllet me marrjen e certifikatës së pronësisë. Sipas tij pas kësaj këta fermerë kanë të drejtë të aplikojën dhe përfitojnë nga skemat mbështetëse. Ai nuk përjashtoi as frikën që kanë fermerët për të paguar detyrimet në shtet në rast formalizimi.

“Fermerët duhet të formalizohen, problemi është te mentaliteti dhe koncepti se mendojnë që do të kenë detyrime për të paguar në shtet dhe kjo bën që puna jonë të përqëndrohet këtu; përfundimi i marrjes së certifikatës së tokës, që fermerët tanë përfundimisht të marrin tokën ku e kanë dhe mbyllet historia e certifikatave të pronësisë dhe tokat që kanë marrë në pjesën veriore të Shqipërisë ata që kanë vajtur në pronat e gjyshërve të tyre. Të marrin këto toka dhe të kenë të drejtën të përfitojnë dhe aplikojnë në skemat mbështetëse. Deri në 40mln nuk tatohen fare fermerët, problemi është që ne kemi tentuar të mbështesim të formalizuarit”.

Për kreun e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj, për të realizuar këtë proces duhet të punojnë së bashku, Ministria e Bujqësisë, fermeri dhe donatorët. Sipas tij shteti nuk ka qenë i interesuar për ta mbështetur këtë sektor, pro i ka parë si sh.k.p. Ai thekson se duhet ndryshuar ligji në mënyrë që të mbështetet ky koordinim.

“Nuk formalizohen se ka disa arsye. Duhet të punojnë Ministria, fermeri dhe donatorët që të realizojnë këtë proces. Kemi 3 grupe fermerësh që e përdorin tokën për veten e tyre këta janë shumicë kemi fermerë që u mbetet një tepricë që mund të formalizohen dhe ata që punojnë për eksport dhe këta formalizohen. Shteti nuk ka qenë i interesuar për ta mbështetur këtë sektor. Shteti i ka parë këto si sh.k.p, duhet ndryshuar ligji, nëse koordinimi nuk mbështetet me ligjin nuk ka për t’u bërë ndonjëherë. Është një nga plagët që nëse shërohet do shërojë shumë të tjera që janë të lidhura ngushtë me këtë plagë të madhe”.

Ekpserti Uran Derri thotë se regjistrimi është kostot për fermerin, pasi tatimi prej 20% nuk ndodh në asnjë vend të rajonit.

“Një fermeri i lind kosto për regjistrim i vetmi vend ku TVSH për prodhimet bujqësore është 20%, në asnjë vend të rajonit nuk është 20%”.

Për ekspertin Ervin Resuli, problemi qëndron te skema kombëtare mbështetëse, që sipas tij jep thërrime për fermerët, kurse skema e Ipard është për të rritur kapacitet dhe teknologjinë.

 “Përtej asaj që thotë Kote, skema kombëtare është që i kemi mëshuar fort. Edhe BE ka dy skema kur i jep, por mos harrojmë numrin e krerëve dhe gjersa të tjerat i mbyll skema kombëtare, këto ajnë thërrime që nuk i del as për të paguar dritat.  Ajo që i mëshohet fort është skema e Ipard po Ipard është për të mëdhenj , është për teknologjinë. E kanë përfituar agropërpunuesit për të rritur kapacitetet. Fermerë me 10 mijë krerë lopë nuk ka. Kam hasur disa fermerë që janë shpallur fitues dhe nuk ka fond për ta dhe ka një problem që Ministria e Bujqësisë këta fermerë i djeg dhe nuk i disburson më vonë”.