Rekomandimi i Akademisë së Shkencave, Rakacolli: Për vaksinimin e fëmijëve dhe dozën e tretë do të flasin ekspertët

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 13:38
Screenshot 8 17 1024x564

Rekomandimi i Akademisë së Shkencave, Rakacolli: Për vaksinimin e fëmijëve dhe dozën e tretë do të flasin ekspertët

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 13:38

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, reagoi në lidhje dhe me rekomandimin nga ana e Akademisë së Shkencave për vaksinimin me dozën e tretë të personave mbi 65 vjeç dhe aplikimin e vaksinës anti-Covid te fëmijët mbi 12 vjeç.

Rakacolli u shpreh se një vendim i tillë merret vetëm nga Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit që ndodhet pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët ende nuk janë shprehur për këtë gjë

“Në lidhje me rekomandimin e Akademisë së Shkencave për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve sqaroj se vendimi jepet nga Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit që funksionon pranë MSH që jep rekomandim për të gjithë kalendarin e vaksinimit. Ky komitet nuk ka prezantuar deri tani një vendim të tillë. Natyrisht që doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve po bëhet në disa vende të botës, por ka ende shumë argumente pro dhe kundër. Janë disa vendime të kujdesshme që duhet të ndërmerren nga ekspertët”, tha Rakacolli.