Rikthehen akuzat ndaj Kinës, ish-zyrtari komunist: Koronavirusi u përhap qëllimisht gjatë një turneu ushtarak

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 12:27
Screenshot 4 22 1024x550

Rikthehen akuzat ndaj Kinës, ish-zyrtari komunist: Koronavirusi u përhap qëllimisht gjatë një turneu ushtarak

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 12:27

Rikthehen edhe njëherë akuzat ndaj Kinës, në lidhje me debatin më të rëndësishëm të dy viteve të fundit në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe nëse virusi vdekjeprurës ishte i prodhuar në një laborator apo jo.

Kësaj here, akuzat vijnë nga një ish-zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, që aktualisht ka “dezertuar”, i cili shprehet se Covid-19 u përhap qëllimisht gjatë një turneu ushtarak.

Wei Jingsheng tregon se virusi u “hodh” në Lojërat Ushtarake Botërore që u mbajtën në Wuhan në tetor të vitit 2019, ndërsa autoritetet kineze njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë vetëm dy muaj më pas.

Wei pretendon se ishte në dijeni se autoritetet kineze po eksperimentonin një armë biologjike dhe u përpoq të paralajmëronte SHBA-në, por nuk pati sukses.

Çështja e përhapjes së koronavirusit në Lojërat Ushtarake është përmendur dhe më herë dhe madje Kina ka akuzuar SHBA-në se ishte ajo që e përhapi koronavirusit gjatë këtij eventi.