Rritja e çmimeve, ekspertët rendisin arsyet në A2 Business

Publikuar më: 22/9/2021, ora 23:13

Rritja e çmimeve, ekspertët rendisin arsyet në A2 Business

Publikuar më: 22/9/2021, ora 23:13

Për rritjen e çmimeve në vend ekspertët e Bujqësisë kanë renditur një sërë faktorësh që nga rritja e lëndës së parë, uljes së prodhimit dhe deri te shpopullimi. Në studion e A2 Business, kreu i Këshillit Agropërpunues Agim Rrapaj shprehet se duhet të ulen kostot.

“Ne po luftojmë për të ulur kostot. Jam kundër propagandës kundër ndihmave në bujqësi. Rritja e çmimeve është e lidhur ngushtë me disa probleme që kemi, në tregun ndërkombëtar janë rritur lënda e parë , dëmet nga tërmeti e pandemia janë faktorë me rëndësi që ndikuan në rritjen e çmimit dhe shpopullimi e ulja e prodhimit veçanërisht në blegtori bënë që çmimet të jenë të destabilizuara, mungesa e një burse për perimet, kemi një treg dominant në Tiranë për peirme e frutat nuk stabilizon situatën. Ekspertët duhet të vlerësojnë çdo element që ndikon në uljen e kostos se kjo nuk realizohet me qeverinë por edhe me ne”.

Për ekspertin Resuli ka shumë faktorë por edhe investimet e supozuara të qeverisë, sipas tij nuk kanë dhenë rezultat në rritje të punësimti dhe ulej të kostos së prodhimit.

“Një nga skemat që nuk ka funksionuar në treg është skema e naftës, është një lëmsh total që e kam kundërshtuar që në fillim. Rritja e çmimeve ka shumë faktorë që ka ardhur. Vetë Shqipëria e vuan se investimet që presupozohen nga qeveria nuk kanë dhënë feedback për të rritur të punësuarit dhe ulur kostot e prodhimit, prodhimi i kostove të larta do të reflektohet duke pasur më vonë me rritje të çmimeve”.