Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Suarez hero, 3 pikë Atleticos dhe vendin e parë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 07:31 | Futboll
Suarez hero, 3 pikë Atleticos dhe vendin e parë

Sezon i ri, histori e vjetër. Atletico Madrid është edhe njëherë kryesues në kampionatin spanjoll, ndërsa ka në skuadër një lojtar si Luis Suarez që për të disatën herë merr rolin e heroi duke i dhuruar ekipit fitoren.

“Los Conchoneros” po mundeshin deri në minutën e 78 nga Getafe që fundin e ndeshjes e luajti me një lojtar më pak.

12 minuta nga fundi sulmuesi uruguaian shënoi golin e barazimit dhe në minutën '90, sikurse ka ndodh shpesh edhe në sezonin e kaluar, Suarez dërgoi skuadrën në delir me golin e përmbysjes.

2-1 dhe Atletico merr vendin e parë pavarësisht se ka një ndeshje më shumë se rivalët e Real Madrid.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani