Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tensionet Kosovë-Serbi për targat, Meta: Palët të dialogojnë dhe t’iu përmbahen detyrimeve

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 10:53 | Kosova
Tensionet Kosovë-Serbi për targat, Meta: Palët të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me masën e reciprocitetit për targat, të aplikuar së fundmi nga autoritetet e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, e cila ka shkaktuar tension mes dy vendeve dhe protesta të qytetarëve serbë.

Sipas kreut të shtetit, ruajtja e sovranitetit të Kosovës është faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Ai ftoi palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të dialogojnë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë, palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

https://a2news.com/2021/09/22/reciprociteti-per-targat-serbet-mbajne-te-bllokuar-jarinjen-dhe-bernjakun-prej-tre-ditesh/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani