Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Traditë e re në komunikimin e qeverisë me publikun, ministrat zëdhënës të vendimeve të tyre

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 20:16 | Politikë
Traditë e re në komunikimin e qeverisë me publikun, ministrat

Pas vendimit për centralizimin e informacionit të dalë nga qeveria nëpërmjet agjencisë për mediat, socialistët sjellin një tjetër risi në komunikimin me publikun.

“Në traditën që ka krijuar qeveria Rama 3, për informimin publik pas mbledhjeve të qeverisë, desha të ndaj vendimet kryesore”, deklaroi ai.  

Zëvendëskryeministri Ahmetaj justifikoi daljen e tij para mediave duke mos bërë më shumë sesa lexuar vendimet e qeverisë të cilat më herë publikoheshin në faqen e kryeministrisë.  Gjithsesi ai bëri me dije për miratimin e një fondi prej 3 miliardë dollarësh për procesin e rindërtimit.

 “Vendime për programin e rindërtimit, rindërtimi vazhdon me intensitet të plotë. Sot kaluam me VKM Fondit Shqiptar të Zhvillimit 3 miliardë lekë për të vazhduar punët në terren me shpejtësi që të plotësojmë angazhimin që kemi marrë përballë qytetarëve.

Pas zëvendëskryeministrit Ahmetaj, radhën e pati ministrja e turizmit për të lexuar disa vendime të qeverisë që lidhen me dikasterin e saj. Kumbaro njoftoi për një metodologji të re për menaxhimin e mbetjeve.

https://a2news.com/2021/09/20/ministria-e-informacionit-ekspertet-censuron-median-veshtireson-punen-e-gazetareve/

 “Miratuam sot një amendim të një VKM ekzistuese që ka të bëjë me mënyrën si menaxhohen mbetjet nga gjenerimi deri në pikën fundore. VKM që miratuam sot saktëson metodologjinë që njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve”, deklaroi ajo.  

Ndërkohë, Blendi Çuçi njoftoi për një miratimin e një marrëveshje të rëndësishme mes programit të OKB-së dhe qeverisë, e cila do të modernizojë dhe më tej shërbimet në nivel lokal.

Ndonëse raportuan në kuadër të transparencës, ministrat gjithsesi nuk pranuan pyetje nga gazetarët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu