Vendimi drastik në Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 19:50
MB GJERMANIA PAGA frame 620 1024x576

Vendimi drastik në Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Përditësuar më: 22/9/2021, ora 19:50

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19. Ministri gjerman I shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është I drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.