“Akt i paprecedentë”, Bardhi: Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja, synojnë ta kthejnë Kuvendin sërish në noter

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:37

“Akt i paprecedentë”, Bardhi: Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja, synojnë ta kthejnë Kuvendin sërish në noter

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:37

Gazmend Bardhi ka reaguar pas propozimit të mazhorancës për mbajtjen online të komisioneve parlamentare, duke theksuar se ky është një akt për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve. Gjatë gjithë 8 viteve, kemi parë një parlament noter i akteve korruptive të qeverisë. Ndaj, vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin, për aktet korruptive të qeverisë. Kjo është e papranueshme për opozitën.

Ne do të zhvillojmë një mbledhje me 3 grupet parlamentare. Vendimi është i papranueshëm dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik”, u shpreh Bardhi.