Arrestohet një 36-vjeçar në Tiranë, akuzohet se ka ndihmuar turkun e kriptomonedhave, Faruk Ozer

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 12:03
faruk ozer 1024x576

Arrestohet një 36-vjeçar në Tiranë, akuzohet se ka ndihmuar turkun e kriptomonedhave, Faruk Ozer

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 12:03

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurma”, duke vënë në pranga një 36-vjeçar në Tiranë, i cili akuzohet se ka ndihmuar turkun e kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer për t’iu shmangur organeve ligjzbatuese, duke e transportuar dhe e fshehur atë.

Personi i arrestuar është shtetasi me iniciale E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit tashmë rëndojnë akuzat “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

“Situata kriminale e ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale nëpërmjet platformave të krijuara për këtë qëllim, duke rezultuar në mashtrimin e një numri të madh shtetasish të huaj (deri më tani). Gjithashtu, nga informacionet e marra, vlera e mashtrimit që shtetasi turk F. O. ka kryer si autori kryesor i kësaj vepre është rreth 2 miliard dollarë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se shtetasi E. H. ka kryer veprime aktive, me qëllim që të ndihmonte shtetasin turk F. O., për t’iu shmangur organeve ligjzbatuese, duke e transportuar dhe e fshehur atë”, bën të ditur policia.