Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banorët “luajnë” me fatin në urën e amortizuar

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 12:21 | Aktualitet
Banorët “luajnë” me fatin në urën e amortizuar

Mbi 3200 banorët e fshatrave Vidohovë dhe Miras në bashkinë e Devollit janë të detyruar të kalojnë në një urë të rrezikshme me mjete bujqësore, autovetura, me kafshë dhe në këmbë, duke përbërë në çdo moment një rrezik real.

Në radhë të parë për qendrueshmërinë e urës, e cila nuk është e vështirë të dallohet se si lëkundet kur kalojnë mjetet.

Sipas banorëve, në këtë urë nuk kanë munguar as aksidentet, që deri më tani vetëm falë fatit nuk kanë shënuar ngjarje tragjike.

Por rreziku më i madh është për këmbësorët dhe fëmijët që kalojnë madje edhe luajnë gjatë mbrëmjeve aty.

Rikonstruksioni i urës ka vlerë të konsiderueshme për bashkinë Devollit, e cila sytë i ka hedhur te qeveria. E deri sa të piqen kushtet për ta bërë këtë urë më të sigurt, banorët e Vidohoves dhe Mirasit duhet të përballen çdo ditë me këtë urë, e cila në stinën e dimrit bëhet edhe më e rrezikshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë