Bënin “drift” në mes të qytetit, gjobiten dy të rinjtë

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 08:22

Bënin “drift” në mes të qytetit, gjobiten dy të rinjtë

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 08:22

Policia e Lezhës procedoi penalisht dhe gjobiti me 40 mijë lekë dy të rinj që kryenin manovra të rrezikshme në rrugët e qytetit.

Dy të rinjtë bënin “drift” me mjetet e tyre luksoze dhe i postonin më pas videot në rrjetet sociale.

Falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit me qytetarët, policia bëri të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video dhe shoqërimin e tyre. 

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç.