Bilanci i turizmit: Shtete të reja zëvendësuan vizitorët që munguan

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 19:31

Bilanci i turizmit: Shtete të reja zëvendësuan vizitorët që munguan

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 19:31

Turizmi shqiptar arriti të rikuperojë thuajse tërësisht humbjet e pandemisë, falë rritjes së numrit të vizitorëve nga Kosova, rajoni, por edhe përtej. Këtë raportojnë të dhënat e INSTAT, që flasin për 1.5 milionë hyrje shtetasish të huaj në Gusht, thuajse në të njëjtat nivele me vitin 2019.

Lehtësitë për të hyrë në Shqipëri, pa nevojë për tampon apo karantinë, si dhe shtimi i një sërë linjash direkte ajrore mundësuan ardhjen e një numri ndjeshëm më të lartë vizitorësh se sa në 2020, ku për 8-mujorin shifra zyrtare arriti në 4.3 milionë.

Më shumë se sa një kthim gati në normalitet, për operatorët turistikë, ndryshimi më i rëndësishëm ishte ai gjeografik, në origjinën e turistëve.

Sipas INSTAT, shqiptarët e Kosovës përbënë sërish grupin kryesor të turistëve në vend, që erdhën më të shumtë edhe se përpara pandemisë. Ndjekur nga shtetasit e rajoneve të tjera, ku përfshihet pikërisht Arabia Saudite, Egjipti, India apo Bangladeshi; e më pas grupet tradicionale si Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi, etj.

Pavarësisht nivelit të ulët të shpenzimeve të këtyre vizitorëve të rinj, ku tur operatorët përfituan minimalisht, sipas Vathit turizmi në tërësi pati më shumë të ardhura dhe kjo konsiderohet si diçka pozitive. Për këtë arsye, sipas tij, duhen gjetur mënyra që edhe në të ardhmen, vendi të qëndrojë i hapur për të thithur vizitorë nga shtete që deri më sot nuk e kanë konsideruan Shqipërinë si një destinacion turistik.