Dueli me ukrainasin Prodan, rojet e sigurisë largojnë Florian Markun nga konferenca

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 18:03
MArku y 1024x576

Dueli me ukrainasin Prodan, rojet e sigurisë largojnë Florian Markun nga konferenca

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 18:03

Nxehet dueli i së shtunës në mbrëmje, ku Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan. Sfida e vlefshme për titullin ndërkombëtar IBF në peshën welter do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, gjatë mbrëmjes ku dueli kryesor është ai për titullin botëror në peshat e rënda ndërmjet Anthony Joshua dhe Alexander Usyk.

Tensioni fillestar në konferencën për shtyp

Në konferencën për shtyp, Marku reagoi ndaj ngacmimeve të kundërshtarit. Fillimisht boksieri shqiptar deklaroi se “do t’ia shkatërrojë fytyrën” dhe më pas i kërkoi të ndesheshin përpara gazetarëve.

Tensioni vijoi gjatë fotografisë zyrtare

Kjo bëri që rojet e sigurisë ta largonin Markun nga konferenca, për të evituar që situata të dilte nga kontrolli. Megjithatë, tensioni vijoi gjatë fotografisë zyrtare, ku boksieri shqiptar e shtyu Prodan, si për ti treguar çfarë e pret në fundjavë.