Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Flamur Noka rrit tonet: Basha përçau partinë, “Foltorja” e Berishës po i bashkon demokratët

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 17:13 | Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi edhe njëherë kryetarin e tij Lulzim Basha se me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën i ka shkaktuar një dëm shumë të madh partisë. Sipas Nokës, nisma e ish-kryeministrit Berisha ka mbështetjen e të gjithëve dhe po i bashkon demokratët për t’i udhëhequr në fitore. “Ajo që më dhemb më shumë mua dhe shumë të tjerëve që ndodhen në këtë lëvizje është fati i Partisë Demokratike, fati i demokracisë në Shqipëri. Sepse Lulzim Basha me atë vendim përçau Partinë Demokratike. Basha me vendimin e tij i dha një goditje fatale kësaj force politike. Dhe i vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. I gjithë ky vendim ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës. Ndaj nuk ka të bëjë me fatin e karrierës individuale të Flamur Nokës. Këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet dhe drejtohet nga mazhoranca. Nuk do ketë asnjë përçarje pasi shumica e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur nga kreu i PD-së. Nisma “Foltorja” është ajo që po i bashkon demokratët. Kjo parti nën drejtimin e Bashës nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një lider dhe ekip që i çon drejt fitores. Kush ka dalë në krah të Bashës është i detyruar pasi i është kërkuar. Ambasada e SHBA-së nuk ka mbështetur asnjë kohë Lulzim Bashën, por Edi Ramën”, u shpreh Noka.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani