Franca rikthen ambasadorin në SHBA, Biden bisedon me Macron, pranon gabimin për “nëndetëset”

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:16
000 9C477B 1 869x579

Franca rikthen ambasadorin në SHBA, Biden bisedon me Macron, pranon gabimin për “nëndetëset”

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:16

Franca dhe Shtetet e Bashkuara duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke zbutur tensionet e krijuara, së fundmi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun, Emmanuel Macron, ku diskutuan krizën diplomatike që shpërtheu pas marrëveshjes me Australinë për nëndetëset bërthamore.

Gjatë telefonatës, Biden ka pranuar hapat e gabuara të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë çështje. Marrë shkas nga kjo, Macron ka konfirmuar që Franca do të rikthejë ambasadorin e saj në SHBA, javën e ardhshme.

Ndër të tjera, dy liderët janë dakordësuar që të nisin konsultime të thella për të rindërtuar besimin e thyer mes aleatëve. Ujdia, në të cilën u përfshi dhe Britania e Madhe, u bë në dëm të Francës duke i hequr nga duart paktin prej 40 miliardë dollarësh që kishte me Australinë për ndërtimin e nëndetësve.