Ftesa nga KOKSH, Shqipëria hap derën për dy kampione olimpike

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 16:14
FIDEL YLLI KOKSH NORA GJAKOVA DISTRIA KRASNIQI frame 994 1024x576

Ftesa nga KOKSH, Shqipëria hap derën për dy kampione olimpike

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 16:14

Dy kampione olimpike do të stërviten në Shqipëri. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, fituese të medaljeve të arta në Tokio 2020 së bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me xhudistët shqiptarë.

Konfirmimi u dha nga presidenti i Komitet Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, sipas të cilit dy sportistet e kanë derën të hapur në ekipin kuqezi, duke qenë se janë të pajisura me pasaporta shqiptare.

Në takimin me studentët e Universitetit të Korçës, zoti Ylli konfirmoi rikthimin e olimpiadave universitare në vend, ndërsa së shpejti do të zhvillohen edhe aktivitete ndërkombëtare të nivelit europian me pjesëmarrjen e studentëve.