Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Jarinja dhe Bërnjaku të bllokuara, serbët vendosin zhavorr, disa të arrestuar

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 12:13 | Kosova
Jarinja dhe Bërnjaku të bllokuara, serbët vendosin zhavorr, disa

As përkeqësimi i motit dhe ulja e temperaturave nuk po i ndalon. Serbët lokalë vijojnë të mbajnë të bllokuara dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Madje, përveç automjeteve të tonazhit të rëndë, kanë vendosur dhe zhavorr në rrugë duke pamundësuar kështu kalimin e makinave. Ata protestojnë masën reciproke të qeverisë së Prishtinës për targat.

Nga bllokimi po dëmtohen kryesisht udhëtarët që hyjnë nga Serbia për në veri të Kosovës, të cilët detyrohen të ecin në këmbë për disa kilometra për shkak të situatës së krijuar.

Prezenca e policisë vijon të jetë tepër e lartë për të garantuar sigurinë. Autoritete në Prishtinë thonë se nuk është regjistruar asnjë incident. Megjithatë, mediat e Beogradit pretendojnë të kundërtën. Televizioni publik serb, RTS, shkruan se në Novobërdë të Kosovës janë vendosur mbishkrime të tilla si “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Parulla të ngjashme janë raportuar edhe në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë. Policia e Kosovës ka ndërhyrë për largimin e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat e Beogradit, forcat e rendit kanë arrestuar 3 serbë që po i vendosnin këto slogane.

Ndërkohë, në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjaku, serbët e grumbulluar që protestojnë prej të hënës, kanë kënduar shpesh këngë nacionaliste dhe kanë lëshuar thirrje provokuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë