Kavajë-Durrës, aksidentohet trajleri, bllokohet lëvizja e automjeteve

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 18:43

Kavajë-Durrës, aksidentohet trajleri, bllokohet lëvizja e automjeteve

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 18:43

Një aksident që mund të kishte pasoja shumë të rënda ka ndodhur sot në aksin Kavajë-Durrës, ku një trajler është përmbysur duke bllokuar si rrjedhojë trafikun në aksin e rëndësishëm.

Si pasojë e tonazhit të rëndë dhe vështirësive për ta spostuar mjetin, Policia i bën apel qytetarëve të shmangin për momentin aksin rrugor, duke preferuar rrugë alternative, si ajo Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.