Mblidhet Kuvendi, ndahen sot vendet në komisionet parlamentare. LSI bën propozimet e veta

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:10

Mblidhet Kuvendi, ndahen sot vendet në komisionet parlamentare. LSI bën propozimet e veta

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:10

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku vendimet kryesore pritet të jenë përbërja e komisioneve të përhershme. Në fakt, kjo ishte diçka që duhej bërë që në mbledhjen e kaluar, por për shkak se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kishte paraqitur kërkesat e saj, se në cilat komisione dëshironte të bënte pjesë, me propozim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zgjedhja u shty për këtë seancë.

Kjo u shoqërua me debat për shkak se opozita kërkonte votimin e anëtarëve të komisioneve të përhershme.

Por sot, LSI-ja i ka bërë propozimet. Petrit Vasili ka kërkuar të jetë në Komisionin e Shëndetësisë, dhe zëvendësues në atë të Ligjeve. Erisa Xhixho ka kërkuar të jetë anëtare në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit, ndërsa deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Deri tani, dihet që Partia Demokratike do të kryesojë 3 nga 8 komisionet e përhershme. Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mësohet se po diskutohet si do të zgjidhet ky problem. Sipas asaj, që A2 CNN ka mësuar, është menduar që në komisionet parlamentare të shtohet edhe nga një anëtar, një nga PS-ja dhe një tjetër nga LSI, me qëllim që të mos humbet shumica nga ana e PS-së.