Napoli nuk ndalet, tjetër fitore me goleadë. Muriqi shpëton Lazion nga humbja

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 07:37
osimhen 1024x576

Napoli nuk ndalet, tjetër fitore me goleadë. Muriqi shpëton Lazion nga humbja

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 07:37

Napoli po tregohet i pandalshëm në sezonin e ri të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti arriti fitoren e pestë në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani dhe këtë gjë e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme: goleadë 4-0 në transfertë, ndaj Sampdorias.

Victor Osimhen me dy gola, Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski ishin autorët e golave për Napolin, që ruan kreun e renditjes në kampionatin italian me 15 pikë, ndërkohë që Inter dhe Milan ndjekin me nga 13 pikë.

Në ndeshjen tjetër të javës së pestë që u luajt pasditen e së enjtes, Lazio barazoi 1-1 ndaj Torinos.