Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qyteti ku bie më shumë borë se kudo tjetër në botë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 15:33 | Lifestyle

Qyteti Aomori, në veri të Japonisë, është vendi ku bien më shumë reshje dëbore në botë. Sipas portalit “Lugares de nieve”, në këtë qytet me gati 300 000 banorë bien mesatarisht 8 metra borë në vit, shumica midis janarit dhe shkurtit.

Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet.

Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.

Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport.

Nuk është për t'u habitur që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore...

A2 CNN Livestream

Dita jonë