
Real argëtohet ndaj Mallorca, spektakël i Asensio dhe Benzema
Real Madrid ka gjetur ritmin në La Liga dhe tashmë nuk ndalet. Ekipi i Carlo Ancelottit është në formë dhe pas suksesit ndaj Inter në Champions League, vjen fitorja e katërt me radhë në kampionatin spanjoll.
Galaktikët u argëtuan përballë Mallorcas duke fituar 6-1, me sulmuesin Asensio që rrëmbeu vëmendjen me 3 golat e tij. Jo më mbrapa qëndron bomberi Karim Benzema që realizoi dy herë në këtë përballje, ndërkohë që pati vend edhe për golin e mesfushorit Isco.
Real parakalon edhe njëherë Atleticon në krye me një shkëputje të lehtë prej 2 pikësh.