Tifozët në “luftë”, përleshje në fundin e ndeshjes Marseille-Angers

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 14:49

Tifozët në “luftë”, përleshje në fundin e ndeshjes Marseille-Angers

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 14:49

Klubi i Marsejës është edhe njëherë në qendër të vëmendjes sa i përket tifozerisë, ndonëse fajtorët mbeten ende nën gjykim.

Këtë herë ishin mbështetësit e tyre ata që u përfshinë në një përleshje masive me tifozerinë kundërshtare.

Marseja udhëtoi drejt Anhers për t’u ndeshur për javën e 7 të Ligue 1 dhe gjithçka shkoi si duhet deri në vërshëllimën finale. Dy skuadrat që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditje pas PSG, u ndanë në paqe pas barazimimit 0-0, por diçka e tillë duket se nuk i kënaqi edhe aq tifozeritë respektive.

Mediat franceze raportojnë se mbështetësit e Anhers hodhën vazhdimisht mjete pirroteknike gjatë ndeshjes në sektorin e ultrave të Marsejës.

Këta të fundit pritën fundin e ndeshjes për të zbritur në një numër të konsiderueshëm nga shkallët e për t’u përplasur ashpër me publikun vendas. Më shumë sesa lëndime, përleshja solli dëme materiale brenda stadiumit. Klubi Marsejës sipas RMC sport dokumentoi fakte të kufizime shumë të dobëta të tribuna dhe rrezikut të lartë të futjes së tifozëve në fushë. Marsejezët u përfshinë edhe disa javë më parë në situata kaotike me tifozët kur futbollisti i tyre Dimitri Pajet u konfliktua me ultrasit e Nisës, të cilët pushtuan fushën ndërsa ndeshja u ndërpre, për t’u luajtur në një prej javët në vijim.