Vaksinim i detyruar për deputetët? Balla: Të mos lejohet në Kuvend asnjë i pavaksinuar

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:30

Vaksinim i detyruar për deputetët? Balla: Të mos lejohet në Kuvend asnjë i pavaksinuar

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:30

Propozimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare ka ngritur në Kuvend çështjen e vaksinimit të deputetëve.

Nënkryetari Enkelejd Alibeaj tha se mbledhjet e komisioneve mund të zhvillohen me praninë e deputetëve, nëse ata tregojnë certifikatën e vaksinimit për Covid-19, ose një test negativ. “

“Nuk duam assesi që jeta e askujt, aq më tepër ajo e deputetëve, të vihet në rrezik. Por a nuk jemi në valën e vaksinimit? Të vendoset rregulli, deputetët të vaksinohen, të paraqesin gjithmonë në mbledhjet e komisioneve rezultatet e testit. Kështu realizojmë edhe mbrojtjen e jetës së deputetëve, por mbi të gjitha i garantojmë publikut të drejtën për t’u informuar”, tha Alibeaj.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shtoi: “Të vendoset një afat, që brenda Kuvendit të mos hyjë asnjë deputet i pavaksinuar. Ky të jetë një mesazh i fortë që i jepet publikut. Besoj që kjo ka qenë dakordësi edhe e nënkryetarit të kuvendit, Alibeja, edhe zotit Rushaj, besoj edhe zotit Mediu”.