Vetëm pak kilometra larg SHBA, jeta e emigrantëve që kërkojnë “Tokën e premtuar”

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:13

Vetëm pak kilometra larg SHBA, jeta e emigrantëve që kërkojnë “Tokën e premtuar”

Përditësuar më: 23/9/2021, ora 11:13

Mbeturina, varfëri dhe shpresë, kjo është pamja e një prej kampeve të emigrantëve të krijuar në ditët e fundit në urën që ndan Meksikën dhe Teksasin.

Mediat kanë arritur të hyjnë dhe të fiksojnë imazhet trishtuese të mijëra emigrantëve, shumica prej të cilëve nga Haiti, në një prej kampeve që tashmë strehon më shumë se 8000 persona.

Qindra familje, shumë prej të cilave me fëmijë të vegjël janë të detyruar të flenë në tokë, mes mbeturinave, vetëm me një tendë të ngritur me rroba të përdorura.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit po vështirësojnë edhe më shumë jetesën e këtyre njerëzve në këtë kamp.

Kjo është një nga krizat e reja në kufi dhe shumë OJF dhe media akuzojnë qeverinë amerikane se po tenton ta fshehë atë. Disa ditë më parë autoritetet nxorën dhe urdhrin që ndalon të gjithë dronët në zonën kufitare ku ndodhet kampit për motive sigurie.