
Zhgënjen Manchester United, eliminohet nga Kupa e Ligës
Cristiano Ronaldo do të ketë një trofe më pak në listën e tij të objektivave. Manchester United u mposht nga West Ham dhe njëkohësisht u eliminua nga Kupa e Ligës Angleze.
Skuadra e Solskjaer, e cila pa e të panevojshme prezencën e yllit portugez për këtë ndeshje, dështoi të kalonte në 1/8-at e Carabao Cup.
Në Old Trafford triumfuan londinezët që shënuan që në minutën e 9 me anë të Manuel Lanzinit dhe e ruajtën avantazhin deri në fund. Në 1/8 shkon West Ham që tashmë do të përballet me një tjetër gjigant në fazën tjetër, sikurse është Manchester City.