Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohen 8 persona në Shkodër, u sekuestrohet kokainë, armë dhe municione luftarake

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 11:51 | Kronikë
Arrestohen 8 persona në Shkodër, u sekuestrohet kokainë,

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, ku morën pjesë Sektori për Narkotikët dhe Forcat Shqiponja, u sekuestrua edhe një arsenal i vërtetë armësh, si dhe lëndë të ndryshme narkotike.

Ndaj 6 prej të arrestuarve ishte vendosur më parë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës, ndërsa 2 të tjerët u arrestuan në flagrancë, në vijim të operacionit.

Të arrestuarit: A. C., 49 vjeç, E. C., 40 vjeçe, L. C., 19 vjeç, L. C., 21 vjeç, E. H., 44 vjeç dhe Gj. P., 34 vjeç, I. I., 26 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjithashtu, Policia thotë se është shpallur në kërkim shtetasi R. I., 35 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis shtetasve R. I. dhe A. C. Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë sportive, 6 thika, metadon, doza kokaine e kanabisi dhe municion luftarak.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani