ARSH: Nga 26 shtatori hapet për qarkullimin e mjeteve, aksi kryesor nga Ura e Lanës-Pallati me Shigjeta

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 17:50
arsh 1024x576

ARSH: Nga 26 shtatori hapet për qarkullimin e mjeteve, aksi kryesor nga Ura e Lanës-Pallati me Shigjeta

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 17:50

Nga mëngjesi i 26 shtatorit do të hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku sqaron se: “Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Por për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime për një periudhë 2-javore. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.