Drejtuesja e gjigantit Huawei “do të lirohet” pas marrëveshjes me SHBA

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 18:52
120682771 meng

Drejtuesja e gjigantit Huawei “do të lirohet” pas marrëveshjes me SHBA

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 18:52

Një drejtuese e lartë e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei do të paraqitet në një gjykatë amerikane pas një marrëveshjeje për të zgjidhur akuzat për mashtrim.

Meng Wanzhou u arrestua gati tre vjet më parë në Kanada me kërkesë të autoriteteve amerikane, duke shkaktuar një grindje ndërkombëtare. Ajo thotë se është e pafajshme dhe po lufton ekstradimin në SHBA.

Nëse akuzat kundër Meng Wanzhou hiqen, çështja e saj e ekstradimit në Kanada do të pushohet dhe ajo mund të jetë i lirë që të premten.

Incidenti ka tensionuar marrëdhëniet e Kinës me SHBA dhe Kanadanë. SHBA pretendon se Meng mashtroi bankën HSBC mbi natyrën e vërtetë të marrëdhënies së Huaëei me një kompani të quajtur Skycom, duke e vënë bankën në rrezik të shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit.

Meng, e njohur edhe si Sabrina Meng dhe Cathy Meng, është vajza e madhe e themeluesit të Huawei, miliarderit Ren Zhengfei.

Pasi iu bashkua departamentit të financave të Huawei në 1999, ajo u bë zyrtare kryesore e financave në 2011 dhe u promovua nënkryetare në 2018, disa muaj para arrestimit të saj.

Meng u mor në paraburgim në Vancouver, ndërsa po ndryshonte avionin në dhjetor 2018. Ajo u lirua me kusht, por nën kushte të rrepta, përfshirë një shtetrrethim dhe një etiketë elektronike. Ajo ka jetuar në njërën nga dy pronat që zotëron në Vancouver. Meng, e cila ka katër fëmijë, ishte banore e Vankuverit deri në vitin 2009, kur u kthye në Kinë.