Fitimet e kompanive të huaja, rekord transferimesh jashtë vendit në 2021

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 15:56

Fitimet e kompanive të huaja, rekord transferimesh jashtë vendit në 2021

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 15:56

Bizneset e huaja kanë transferuar fitimet e tyre jashtë vendit edhe përgjatë pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 294 milionë euro u larguan në drejtim të kompanive mëmë apo aksionerëve.

Një shifër ndjeshëm më e lartë se edhe përpara pandemisë. Krahasuar me 6-mujorin e parë të 2019-s, totali i fitimeve të transferuara është 27 milionë euro më shumë, ndërsa kundrejt 6 mujorit të 2020-s rritja është 37 milionë euro më shumë. 

Për investitorin amerikan Mark Crawford, transferimi i parave jashtë Shqipërisë nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe për vendin. Përkundrazi, shihet si diçka shumë pozitive për thithjen e investimeve të reja.

Teksa një pjesë e sipërmarrësve do të kërkojnë gjithmonë të tërheqin fitimet e tyre për arsye të ndryshme, sipas Crawford, qeveria duhet të aplikojë lehtësi fiskale për të nxitur riinvestimin e këtij kapitali në projekte të reja.

Një ndikim në rritjen e transferimit të fitimeve ka edhe heqja e kufizimit të përkohshëm për të ndarë fitimet që Banka e Shqipërisë aplikoi për sistemin bankar, si masë për ta mbrojtur nga efektet e pandemisë.