“Foltorja” shkon në Vlorë, krah Berishës, Nishani dhe kryetari i degës, Deromemaj

Publikuar më: 24/9/2021, ora 15:59

“Foltorja” shkon në Vlorë, krah Berishës, Nishani dhe kryetari i degës, Deromemaj

Publikuar më: 24/9/2021, ora 15:59

Foltorja e iniciuar prej Sali Berishës do të vijojë të qëndrojë në jug, duke kaluar nga Fieri në Vlorë, një tjetër bastion i së majtës. Lideri historik i demokratëve në këtë takim do të ketë në krah edhe ish-Presidentin Nishanin, që gjithashtu e përkrahu në takimin e Tiranës.

Njësoj siç ndodhi në Fier, Berisha ka marrë mbështetjen e kryetarit të degës demokratë të Vlorës. Genc Deromemaj ka thirrur publikisht të gjithë anëtarësinë t’i bashkohet takimit të së shtunës pasdite.

Nga ekrani i A2, Nishani theksoi nevojën që kishte PD për të zhvilluar këtë proces demokratizimi të brendshëm, siç është quajtur, ndërsa shpjegon përse ndodh pikërisht tani.

Kryedemokrati i Vlorës mendon se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte vetëm katalizatori i një gjendje që priste të shpërthente.

Berisha dhe mbështetësit e tij kanë njoftuar mbledhjen e 1500 firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, me qëllim shkarkimin e kryetarit Basha dhe zhbërjen e vendimit të tij.