Gjykata refuzon kërkesën për lirim të babait të Arbër Çekajt, edhe pse SPAK ishte dakord me zbutjen e masës

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:21
SELIM CEKAJ 1024x576

Gjykata refuzon kërkesën për lirim të babait të Arbër Çekajt, edhe pse SPAK ishte dakord me zbutjen e masës

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:21

Gjykata e Posaçme refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt. Kërkesa për zëvendësim mase është rrëzuar, ndonëse edhe SPAK ka qenë dakord me zbutjen e masës.

Babai 72-vjeçar i Arbër Çekajt, i cili po vuan një dënim me burg për trafikimin të 613 kilogramëve kokainë, mbahet në paraburgim si i dyshuar për trafikimin e 49 kg  kokainë nga Ekuadori.

Selim Çekaj u arrestua më 1 prill pas gjetjes së 49 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane të porositura prej kompanisë së tij në Ekuador. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Durrësit u përcoll në SPAK, por hetimi nuk zbuloi lidhjen mes tij dhe drogës. Ndonëse në fillim të gushtit Prokurorët e SPAK kërkuan zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën “arrest në burg”.