Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës arrestohet në Itali

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 21:45
MB LIDERI KATALANAS frame 0 1024x576

Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës arrestohet në Itali

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 21:45

Lideri separatist katalanas në ekzil, Charles Pugdemond, është ndaluar në Itali nga një urdhërarrest të lëshuar nga Spanja.

Ai akuzohet për kryengritje, me anë të referendumit për pavarësi të zhvilluar në 2017-n, të cilin gjykata e shpalli të paligjshëm. Në atë periudhë, Pugdemond ishte president i Katalunjës, por më pas u arratis për në Belgjikë. Ai jeton atje dhe është anëtar i Parlamentit Europian.

Arrestimi i liderit katalanas është bërë në aeroportin e Sardenjas, ku po shkonte për të marrë pjesë në një festival folklori për Katalonjën.

Një gjykatës italian do të vendosë nëse ai do të lirohet apo ekstradohet për në Spanjë. Pugdemond i kishte rezistuar ndalimit dhe ekstradimit deri më tani pasi si eurodeputet kishte imunitet. Por Parlamenti Europian ia hoqi mbrojtjen në muajin mars.