Komisionet online, vendimi i Konferencës së Kryetarëve në kundërshtim me rregulloren

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 16:07

Komisionet online, vendimi i Konferencës së Kryetarëve në kundërshtim me rregulloren

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 16:07

Zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve online me argumentin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, u pasua nga debate mes mazhorancës dhe opozitës. Rregullorja e Kuvendit e ndryshuar pas shpalljes së pandeminë parashikon qartë se në cilat raste, mbledhjet mund të zhvillohen në distancë.

 “Në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

Vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve me sa duket nuk është bazuar në asnjë prej parashikimeve të mësipërme pasi gjendja e fatkeqësisë natyrore ka përfunduar në 23 qershor të vitit 2020, ndërkohë që Shqipëria nuk rezulton të ketë shpallur gjendje lufte apo gjendje të jashtëzakonshme. Pikërisht, këtyre kushteve iu referua edhe opozita e cila këmbënguli që mbledhjet të mbahen me prezencën fizike të deputetëve.

Për t’u organizuar në kundërshtimin e këtij vendimi, numri dy i demokratëve paralajmëroi një mbledhje urgjente të grupeve opozitare brenda të premtes.