Me pantallona leopard dhe shapka me gisht, Nicola Cage i dehur dëbohet nga kazinoja

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 12:38

Me pantallona leopard dhe shapka me gisht, Nicola Cage i dehur dëbohet nga kazinoja

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 12:38

Aktori i njohur i Hollywood është përfshirë në një incident të pakëndshëm javën e kaluar ku është nxjerrë me forcë nga siguria e një kazinoje në Las Vegas.

Sipas të dhënave nga dëshmitarët në vendngjarje, aktori 57-vjeçar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të bërtiste përpara se të detyronte stafin e “Lawry’s Prime Rib”.

Mendohet që stafi nuk e ka njohur Nicolas Cage i cili ishte veshur me një palë pantallona leopard dhe shapka me gisht, të cilat i kishte hequr dhe qëndronte zbathur në një kolltuk.

Të njëjta burime tregojnë se Cage kishte pirë shumë uiski dhe shots-a me tekila, duke humbur kontrollin.