Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mungesa e aktivizimit, Donnaruma i pakënaqur në Paris, Juventus qëndron gati

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 12:55 | Futboll
Mungesa e aktivizimit, Donnaruma i pakënaqur në Paris, Juventus

Sapo ka fituar Kampionatin Europian si protagonist, për shumë cilësohet si portieri më i mirë në botë, por Donnarumma vazhdon të qëndrojë në stol më shumë sesa në portë.

Gardiani i përfaqësueses italiane është i pakënaqur te Paris Saint Germain, atje ku u transferua me shumë bujë gjatë verës. por që prej nisjes së sezonit ka luajtur vetëm në 2 nga 8 ndeshjet që kanë luajtur parisienët deri më tani.

Poketino preferon Navas si titullar, por kjo situatë pëlqehet aspak nga portieri 22-vjeçar e për më tepër nga agjenti Mino Raiola, i cili është gati të mendojë për një destinacion të ri nëse zgjedhjet mbeten të tilla.

Por, ecurinë e Donnarummas po e monitoron me shumë kujdes një prej skuadrave që kërkuan italianin që në merkaton verore. Juventus është gati për ta transferuar ish-portierin e Milan në Torino në momentin e parë që do t’i ofrohet një mundësi e tillë. Bardhezinjtë janë në kërkim të një portieri të nivelit të lartë, dhe duke parë edhe startin e dobët të sezonit edhe për faj të pasigurive të portierit aktual Szczęsny, Donnarumma është alternativa kryesore. Këtë e vërteton edhe e kaluara, Zoff luajti si titullar për gati një dekadë, ndërsa Buffon për rreth 20 vjet, ndaj Juventus është në kërkim të italianit të radhës për siguruar portën për shumë vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë