Nis vendosja e stolave në stadiumin e Kukësit, Rama publikon pamjet

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 14:30

Nis vendosja e stolave në stadiumin e Kukësit, Rama publikon pamjet

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 14:30

Prej kohësh, skuadra e Kukësit i luan ndeshjet e saj të Kategorisë Superiore larg qytetit që përfaqëson, por duket se kjo periudhë nuk do të zgjasë edhe shumë.

Së fundmi, në stadiumin “Zeqir Ymeri, i cili i është nënshtruar një rikonstruktimi total, ka nisur vendosja e stolave. Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga stadiumi ku shkruan: “Vijon puna në stadiumin e ri të Kukësit, që do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit”.

Ndërkohë, Safet Gjici, kryetari i bashkisë dhe presidenti i nderit te skuadra e Kukësit, është shprehur pak ditë më parë se stadiumi do të jetë gati në muajin tetor.