Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nishani: PD, në ditën e saj më trishtuese, tani ka vetëm dy opsione

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 10:00 | Politikë
Nishani: PD, në ditën e saj më trishtuese, tani ka vetëm dy

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, mendon se Partia Demokratike mbetet e vetmja alternativë sot për sot për të bërë të mundur ndryshimet politike në vend. Por për ta bërë këtë, ka nevojë për një ndryshim thelbësor.

“PD pati një rezultat më të dobët sesa ai i vitit 2013. 8 vitet e opozitës e kanë zvogëluar akoma më shumë PD-në, në vend që, sipas logjikës politike, duhet ta ridimensiononin dhe ta kishin bërë të gatshme për të ardhur në pushtet”, tha Nishani në një intervistë në Ditarin e A2 CNN.

“PD është në ditën e saj më trishtuese. Dhe tani ka vetëm dy opsione: Ose të vazhdojë me këtë “status quo”, në këtë kënetë të madhe dhe të shkojë pak nga pak drejt asgjësimit të saj, ose të ridimensionohet në mënyrë dramatike, duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore, parimin, strukturat, funksionimin dhe forcën e saj elektorale".

Nishani beson se lëvizja e ish-kryetarit Sali Berisha është inicimi më i mirë i këtij procesi. “Nuk ka aktor më të fortë se zoti Berisha për të nisur këtë proces. Sepse PD-ja ishte kthyer në një masë amorfe që nuk prodhonte politikë, ide dhe besueshmëri te shoqëria. Duhej ky ndryshim, që nuk po lejohej për shkak të qëndrimeve të zotit Basha pas 25 prillit”.

Sipas Nishanit, pengesë për këto ndryshime deri tani ka qenë Basha. “Ndaj anëtarësia e PD-së kërkon referendum, duke qenë e bindur që ai nuk e ka më integritetin për të qenë në krye të PD-së, sepse ka injoruar në mënyrë të hapur strukturat, statutin, ka përçarë PD-së ka hedhur tej trashëgiminë pozitive të PD-së dhe të gjitha funksionet e tij kanë shkuar në shërbim të qeverisë. Hapi i parë është largimi i zotit Basha, të cilin do ta bëjë Kuvendi Kombëtar. Kriza është aq e thellë dhe zgjidhja e saj bëhet vetëm nga anëtarësia. Kuvendi Kombëtar hoqi nga statuti referendumin, ai e rivendos përsëri. Ai mund të bëjë një statut të ri nga fillimi”, tha Nishani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë