Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një botë e pandryshuar, imazhet e kaubojve të Perëndimit të Egër Amerikan

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 13:53 | Lifestyle

Në vitin 2019, fotografja Anouk Krantz, publikoi një libër me imazhe bardhezi, duke dokumentuar jetën e kaubojve bashkëkohorë. Falë suksesit që pati, ky libër u pasua edhe nga një tjetër botim me fotografi të shumta nga Perëndimi i egër amerikan.

I titulluar “The American Cowboys”, libri ndërthur botën e dikurshme të kaubojve me vajzat moderne të ditëve të sotme. Peizazhet mahnitëse të shkretëtirës dhe një sërë elementesh të tjera që paraqiten në vepër, zbulojnë detaje nga bota e madhe perëndimore dhe mënyra e tyre e jetesës.

Anouk thotë se në këtë libër, ajo paraqet komunitete të tëra burrash, grash, fëmijësh në zemrën e Perëndimit të egër amerikan dhe përtej. Këto komunitete nuk janë të izoluara, thotë ajo, por gjenden në të gjithë Amerikën. Ndër të tjera ajo thekson: “Ishte e vështirë në fillim. Shumë nga këta kaubojë janë skeptikë ndaj të huajve dhe nuk kanë kohë apo interes të ndajnë jetën e tyre me të tjerët. Por pasi fitojnë besim, ata janë të gatshëm të tregojnë historitë e tyre”.  

Kultura e kaubojve zakonisht perceptohet sipas asaj që shfaqin filmat e Hollivudit - komunitete të ashpra që sulmojnë me armë. Por ky lloj stereotipi, sipas autores është plotësisht i gabuar. Ndaj përmes këtyre imazheve, që paraqiten në fotogalerinë e mësipërme, fotografja kërkon të tregojë botën tyre, krejt ndryshe nga ajo që e përfytyrojmë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë