Rama takon kryeministrin holandez, “më 10 nëntor do të jetë në Tiranë, ka mbështetje për nisjen e negociatave”

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 17:08
Rama Rutte 1024x576

Rama takon kryeministrin holandez, “më 10 nëntor do të jetë në Tiranë, ka mbështetje për nisjen e negociatave”

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 17:08

Kryeministri Edi Rama ndodhet ende në Nju Jork, dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara ka përfituar për të takuar kolegun e tij holandez, Mark Rutte.

Kryeministri shqiptar me anë të një postimi në Facebook, ku u shfaqën pamje nga takimi, njoftoi se Rutte do të kryej një vizitë zyrtare më10 nëntor, sipas tij “për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pamje nga taimi Rama-Rutte në selinë e OKB-së në Nju Jork

Pikërisht Holanda ka qenë një nga vendet e Bashkimit Europian më skeptike për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke vënë veton e saj në disa raste.