Raporti i FBI: Vrasjet u rritën me 30% gjatë vitit 2020

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:09
130845267 00da18b4 6b8f 4ea5 9e6f 1ea62d68e635

Raporti i FBI: Vrasjet u rritën me 30% gjatë vitit 2020

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 10:09

Një tjetër pasojë e pandemisë raportohet të jetë dhe rritja krimeve të dhunshme. Kështu shkruhet në raportin e fundit të FBI.

Sipas kësaj analize të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në Shtetet e Bashkuara vrasjet, gjatë vitit 2020, janë rritur me rreth 30%.

Përkthyer në shifra, gjatë vitit që lamë pas u regjistruan 21 500 vrasje, ose 5000 më shumë. Me këto numra u tejkalua rekordi i vitit 1968, si dhe u shtuan krimet e dhunshme me 12%, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se 77% e krimeve të kryera u realizuan me armë zjarri.