Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rishfaqet motra e Kim Jong Un, Koreja e Veriut gati t’i japë fund luftës me këto kushte

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 13:38 | Bota
Rishfaqet motra e Kim Jong Un, Koreja e Veriut gati t’i japë fund

Pas raketave, mund të vijë dialogu. Motra e pushtetshme e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shprehet e gatshme të rinisë bisedimet me Jugun nëse ky shtet i jep fund “politikave armiqësore”.

Kim Yo-Jong e dha deklaratën gjatë një kundërpërgjigje për kërkesën e Seulit për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane. 

“Duhet të heqin dorë nga sjelljet me standarde të dyfishta, paragjykimet jologjike, praktikat e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar aktet e tyre teksa fajësojnë ushtrimin e të drejtës sonë për të mbrojtur veten. Vetëm kur këto parakushte të përmbushen, do të jetë e mundur që të ulemi ballë për ballë dhe të shpallim përfundimin e luftës”, u shpreh Kim Y0-Yong.

Konflikti, që ndau gadishullin në dysh, përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje. Teknikisht, të dyja shtetet kanë qenë në luftë që prej asaj kohë dhe në disa raste marrëdhënia ka qenë mjaft e tensionuar.

Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i bëri thirrje Koresë Komuniste, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës që të mblidhen dhe të sjellin paqe në gadishull përmes dhënies fund të luftës. Një ide të cilën motra e diktatorit Kim Jong un e konsideroi “të admirueshme”. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë