Shkolla me skenarë anti-covid: Tirana, mësim me 2 deri 4 turne dhe orë 30 minuta

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 15:59

Shkolla me skenarë anti-covid: Tirana, mësim me 2 deri 4 turne dhe orë 30 minuta

Përditësuar më: 24/9/2021, ora 15:59

Një tjetër vit i vështirë arsimor për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Ndryshe nga ç’pritej, shkollat do ta zhvillojnë mësimin me turne dhe orët e reduktuara, sipas skenarëve të diktuar nga pandemia. Edhe më e vështirë do të jetë për shkollat e mbingarkuara të Tiranës. Nxënësit do të jenë me dy deri 4 turne, ndërsa orët e mësimit 25 deri 30 minuta.

Edhe pse prindërit prisnin rikthimin e normalitetit në shkolla, drejtues të arsimit për Tiranën pranojnë se nuk kanë ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin me rregullat e pandemisë.

Por a ka gjasa që mësimi në shkolla të kthehet vetëm online? Sipas autoriteteve arsimore, kjo do të varet vetëm nga situata epidemiologjike.

Të hënën e 27 shtatorit në bashkinë më të madhe të vendit, nisin mësimin me rregullat e pandemisë 75 mijë nxënës, 6 mijë prej të cilëve janë fëmijë të klasave të para. Ndërkohë mësuesit që nuk do të kenë kryer vaksinën deri në 30 shtator, çdo javë duhet të bëjnë tamponin për të faktuar që janë negativ ndaj Covid-19.